Egnatia tenton titullin, rrogozhinasit ngjiten në vendin e dytë pasi shkatërrojnë Kastriotin
Egnatia shkatërron Kastriotin 4-1 dhe nuk di të ndalet e madje sot mund të konsiderohet edhe një nga pretendentet për titullin kampion.
Skuadra rrogozhinase nuk e diskutoi për asnjë moment sfidën me Kastriotin që mbyll klasifikimin e përgjithshëm, duke e dominuar lehtësisht ekipin krutan, gjithmonë e më shumë i vetëm në fundin e klasifikimit.
Dwamena po rezuloton goditja më e madhe e merkatos së dimrit pasi shënoi duke zhbllokuar sfidën, por Greca barazoi. Ishte sërish Dwamena që dyfishoi në stadiumin e Kamzës ndërsa Kasa e më pas Jackson vendosën në kasafortë rezultatin për Egnatian.
Kjo është fitorja e dytë sezonale e bardhjeshilëve në transfertën e Kamzës kundër Kastriotit dhe tashmë Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 37 pikë, po aq sa Partizani dhe 3 më pak se Tirana kryesuese.

