Tërmet në “Anfield Road”, Liverpool ndëshkon 7-0 rivalët e përjetshëm të Man. United (VIDEO)

Çfarë rezultati! I pabesueshëm! Manchester United shkatërrohet dhe turpërohet në fushën e armiqve më të urryer, Liverpool-it të Jurgen Klopp që rilind me një fitore historike.

7-0 triumfojnë “The Reds” në ndeshjen që do ta mbajnë mend gjatë jo vetëm në Marseyside por edhe në Manchester-in ngjitur. Një ndeshje e çmendur nën ritmin e “You’ll Never walk Alone” ku publiku vendas shpërtheu në festë pas 93 minutave frenetike. Gakpo, Salah dhe Nunez nga dy gola për kokë dhe më pas Firminho për uraganin e kuq.

Tërmet në “Anfield Road”, Liverpool ndëshkon 7-0

Me këtë dygolësh, Mohamed Salah arin në kuotën 128 në Premier League me fanellën e Liverpool, duke barazuar ish-bomberin e “kuq” Robbie Fowler. Kjo është humbja e dytë e Manchester United në 21 ndeshjet e fundit, por disfata më e thellë në historinë e përballjeve me Liverpool në derbin e Anglisë.

Tërmet në “Anfield Road”, Liverpool ndëshkon 7-0

Me këtë fitore, Liverpool afrohet edhe më shumë me zonën Champions League por momentalisht ndodhet në vendin e pestë me 42 pikë, 3 më pak se Tottenham por gjithashtu edhe me një ndeshje më pak ndërsa Manchester United mban vendin e tretë me 49.

Cody Gakpo, një nga objektivat kryesorë të Manchester United këtë merkato vere, u transferua te Liverpool për rreth 40 milionë euro dhe ky është momenti i tij i artë pas vështirësive të fillimit. Ish-sulmuesi i PSV ka gjetur rrugën e rrjetës 4 herë në 5 ndeshjet e fundit.