Kukësi zhyt në krizë Laçin dhe e parakalon në renditje

Java e 24 e Kategorisë Superiore ka dhuruar një surprizë intereante. Kukësi fiton 2-1 në Laç ku Guindo shënoi që në minutën e 10 duke krijuar iluzionin e një fitoreje të lehtë. 

Gjithsesi verilindorët reaguan me Rashitin dhe Ebert duke surprizuar kurbinasit.

Një gol tjetër iu anuluë Gjelbrim Taipit por pa i shkaktuar dëme Kukësit që ngjitet në vendin e 7 me 31 pikë, 1 më shumë se bardhezinjtë.

Rrahman Hallaçi:

“Fitorja vjen në një moment të mirë. Vazhdimisht kam kërkuar nga skuadra që të mbajmë topin. Skuadra tregoi karakter. Lojtarët kryesorë duhet të bëjnë kujdes. Mendoj se skuadra është përgjigjur mirë në pjesën e parë. Bëmë dhe dy ndryshime që mendoj se shkuan mirë. Do të mendonim dhe të shënonim. Kishim mundësi për ta mbyllur ndeshjen. Nuk mund të them që do të bëjmë një festë sepse nuk e kemi luksin. Do të përqendrohemi në ndeshjet e tjera".