Barcelona cinike, mjafton Raphinha, kartoni i kuq nuk e dëmton (VIDEO)

Barcelona rikthehet te fitorja pas disfatës me Almerian duke mundur 1-0 Valencian.

Në "Camp Nou" katalanasit u treguan cinikë dhe pasi shënuan me Raphinha-n në min. 15, ndeshja u bë më interesante.

Ferran Torres gaboi penalltinë në pjesën e dytë, ndërsa Arraujo e la skuadrën me 10 lojtarë për rreth 30 minuta.

Pavarësisht këtij fakti, skuadra e Xavit e ruajti avantazhin deri në fund. Barcelona e ka çuar sërish në 10 pikë avantazhin me Realin ndjekës që do të luajë kundër Real Betis.