Dabulla për derbin: Tirana të ndihmojë Partizanin, mos ta vonojnë largimin e Kolelës
Derbi i kryeqytetit po afron. Nesër në “Air Albania”, Partizani pret Tiranën.
Rezart Dabulla në emisionin “Ora Sport” në RTV Ora, ka ironizuar punën e bërë nga Kolela në krye të Partizanit.
Ish-lojtari i Tiranës u shpreh se bardheblutë do të ndihmojnë “demat e kuq” në derbi, pasi do të ndikojnë për largimin e Kolelës nga drejtimi i Partizanit.
Rezart Dabulla: Ne duhet ta ndihmojmë Partizanin nesër. Nëse fiton Tirana nesër, ikën Kolela dhe inshallah vjen një trajner më i mirë. Unë mendoj që ekipet e traditës duhet të kenë trajner shqiptar. Duhet të jenë edhe të aftë, jo vetëm të jenë shqiptarë. Prandaj mendoj që Tirana duhet ta ndihmojë nesër, mos ta vonojë shumë Kolelën. Është mirë për të dyja.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
