Djokovic pa vaksinë, i ndalojnë sërish hyrjen në SHBA për Indian Wells

Novak Djokovic humbet mundësinë për të marrë pjesë në Indian Wells, turne që zhvillohet në SHBA. Shkak është bërë sërish mungesa e vaksinës anti-Covid që Nole refuzon ta bëjë dhe në këtë mënyrë, ai nuk mund të hyjë në SHBA.

Djokovic humbi mundësinë për të marrë pjesë në US Open sezonin e kaluar, duke sakrifikuar shumë pasi sot mund të ishte njeriu më i titulluar i tenisit të meshkujve përsa i përket trofeve grand slam.

Uashingtoni do t’i rishikojë në 10 prill masat anti-Covid por për serbin nuk ka kohë pasi turneu 1000 Indian Wells starton në fund të klëtij muaji në Miami.