Futbolli i shëmtuar i Ballshit. Lojtarët kacafyten me njëri-tjetrin, fëmijët shajnë me fjalor banal (VIDEO)

Sherr masiv mes lojtarëve në fund të ndeshjes së Ballshit mes Bylisit dhe Erzenit. Në “Adush Muça”, protagonistët e fushës së blertë “veshën dorezat”  duke u përleshur mes tyre.

Një situatë tërësisht kaotike që ka ndezur kaosin në fushën e blertë.

Të gjithë kundër të gjithëve, skena aspak të denja për një ndeshje futbolli ku dhuna e Superiores është zhvendosur nga shkallët në fushën e lojës.

Nga videot, dëgjoihen qartë edhe zëra fëmijësh që shajnë me fjalor banal kundërshtarët.

Ndërkohë, policisë që ka ndërhyrë, i janë dashur disa minuta për të ndarë lojtarët nga njëri-tjetri.

Përsa i përket futbollit të luajtur, ndeshja u mbyll në barazim. Në minutën e 62 Esquerdinha zhbllokoi rezultatin për vendasit ndërsa miqtë barazuan me Kahrimanovic nga pika e bardhë 4 minuta nga fundi.

Ndërkohë, ndeshja u ndez në fund. Fillimisht Mehmeti u largua nga fusha e lojës me ambulancë për shkak të përplasjes së dhunshme me Lajthinë ndërsa në kohën shtesë pati përplasje të ndryshme mes lojtarëve në fushën e lojës.