Modelja: Nesër ta shpallim ditë pushimi, qytetarët të përqendruar, të shikojë derbin

Derbi i kryeqytetit po afron. Nesër në orën 19:00, në “Air Albania”, Partizani pret Tiranën.

Modelja, Marilina Martini në emisionin "Ora Sport" tha se "nesër duhet ta shpallim ditë pushimi" pasi sipas saj "Çdo qytetar i Tiranës do të jetë i përqendruar të shikojë derbin".

Sa i përket skuadrës që do të fitojë Martini përkrah Tiranën.  

Marilina Martini: Mendoj se nesër duhet ta shpallim ditë pushimi. Çdo qytetar i Tiranës do të jetë i përqendruar të shikojë derbin. Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë e interesante do të krijojë dinamika për spektatorët. Besoj se do të fitojë Tirana.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.