Derbi, Eneo Bitri: Nesër fiton Partizani 2-1, shënojnë Rrapaj dhe Mba
Eneo Bitri në një intervistë online nga Çekia, në emisionin “Ora Sport” në RTV Ora me fanellën e Partizanit të veshur tregoi mbështetjen në distancë për ish-ekipin e tij.
Bitri thotë se derbi do të njohë si fitues Partizanin, madje parashikon dhe rezultin që sipas tij do të jetë, 2-1 për “demat e kuq” dhe golat do të shënohen nga Rrapaj me Mbanë.
Eneo Bitri: Meqë është derbi nesër, dua t’i përkrah djemtë si të jem aty, si të jem në fushë. Dua që ta ndjejnë praninë time. Kam folur me Telushin, me Muratajn, me Hadrojin. Kemi folur përpos ndeshjes me Vllazninë. Ata e kanë harruar atë ndeshje. Edhe vetë ishin koshientë që nuk ishin mirë atë ndeshje. Por derbi është tjetër gjë, është tjetër trysni. Por Partizani nuk e ndjen presionin dhe është i qetë. Partizani e ka gjetur, pas meje është Telushi. Një zevendësuesi i imi është Preka. Sa i përket zëvendësuesit të Skukës, nuk e ka ende një pykë. Mbasë i duhet ende kohë për t’u përshtatur.
"Ndeshjen do e shikoj në shtëpi, do jem i përqendruar sikur do të jem në fushë. Do të jem me disa shqiptarë të Maqedonisë. Nesër fiton Partizani 2-1. Shënojnë Rrapaj dhe Mba. Lojtarët e Partizanit presin këshilla edhe nga ata që janë kundërshtarë. Me shpirt do të doja të luaja. Partizani nuk ka alternativa në goditjet standarte që pas largimit tim? E vërtetë, por që pas largimit kanë rregulluar shënjestrën nga goditjet standarte”, tha Eneo Bitri.
