Aksident në Durrës, mjeti përplas një fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2023, 19:36
Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën e unazës në zonën e ish Kënetës në Durrës.
Një mjet ka përplasut një fëmijë.Banorët thonë se fëmija i përket komunitetit rom.
"Rreth orës 18:40, në lagjen nr.17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin I. B., 30 vjeç, ka aksidentuar një fëmij rreth 7 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit shtetasi I.B, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.", njofton policia.
Fëmija pretendohet se lypte në rrugë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Foto nga vendi i ngjarjes
