FOTO/ Tragjedia në Greqi, homazhe dhe qirinj në Sarandë në kujtim të viktimave

Shqipëria ishte sot në zi kombëtare, ku në shumë qytete janë ndezur qirinj si homazhe për viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi në Larisa të Greqisë më 28 shkurt, ku mes viktimave 6 ishin shtetas shqiptarë, apo me origjinë shqitare.

Kështu në kujtim të viktimave nomazhe u mbajtën sot edhe në Sarandë para bashkisë së qytetit, ku kryetari i bashkisë Adrian Gurma së bashku me qytetarë të ndryshëm kanë ndezur qirinj në respekt të njerëzve që humbën jetën nga përpalsja e dy trenave në Trempe të Greqisë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministrja Olta Xhaçka ka konfirmuar se në tragjedinë e Greqisë, kanë humbur jetën 6 shqiptarë, 3 vajza dhe 3 djem.

Në një reagim të bërë në Facebook, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar emrat viktimave, ndërsa shpreh ngushëllimet familjarëve të tyre.

Bëhet fjalë për shetasit: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo.