Gramsh/ I moshuari humb kontrollin e zetorit dhe rrëzohet, humb jetën në vend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2023, 08:22
Një 60 vjeçar ka humbur jetën në Gramsh pasi duke drejtuar një zetor ka humbur kontrollin duke u përmbysur.
"Në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi Vaip Bora, rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin bujqësor tip 'Zetor', ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.
Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje," njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.