VIDEO/ Tenistja ukrainase refuzon t'i shtrëngojë duart kundërshtares ruse pas fitores

Tenistja ukrainase Marta Kostyk tregoi në mënyrë tipike reagimin e saj ndaj sulmit të vazhdueshëm të Rusisë ndaj vendit të saj, pas fitores së saj ndaj rusesë Varvara Gracheva në Texas ATX Open. 

Konkretisht, pas përfundimit të setit të dytë, i cili vulosi fitoren e saj 2-0 , Kostik, pasi fillimisht u gjunjëzua në tokë e emocionuar, më pas u ngrit dhe shkoi drejt stolit të saj, duke refuzuar të shtrëngonte duart dhe të bënte foton tradicionale me Graçevën. 

“Nga pozicioni në të cilin jam tani, është jashtëzakonisht e veçantë të fitosh këtë titull. Dua t'ia kushtoj këtë titull Ukrainës dhe të gjithë njerëzve që po luftojnë dhe po vdesin tani”, tha 20-vjeçarja ukrainase (e renditur në numrin 52) në deklaratat e saj.