Eddie Jordan flet për situatën e vështirë të Michael Schumacher
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2023, 17:51
Gjendja e Michael Schumacher nuk është e mirë. Ish-piloti dhe kolegu i tij, Eddie Jordan jep informacione të rëndësishme që përditësojnë situatën e gjermanit i cili është në gjendje vegjetative që prej 29 dhjetorit të vitit 2013 pas aksidentit në pistën e skive.
Themeluesi i skuadrës Jordan që promovoi Michael Schumacher, deklaron:
“Jam shumë pranë Michael sepse nuk është e lehtë të dish se babai jot nuk mund të jetë më pjesë e familjes. Ai është aty por nuk është…”.
Fjalë që flasin shumë rreth gjendjes së Schumacher, gjithmonë e më shumë në situatën kritike. Momentalisht ai dhe familja po qëndrojnë në Zvicër ku një ekip i specializua mjekësh po kujdeset për gjendjen e tij shëndetësore.
