Kupa e Mbretit, Barcelona “bën ligjin” në Madrid, Reali mundet në El Clasico (VIDEO)
Barcelona fiton gjysmëfinalen e parë El Clasico duke mundur për të dytën herë rresht Realin e Madridit pas suksesit 3-1 në finalen e Superkupës.
Katalanasit fshinë zhgënjimin e disfatës në Almeria duke i dhënë një leksion cinizmi kampionëve të Spanjës dhe Europës që rrezikojnë të eleminohen nga rivalët e tyre më të urryer në trofeun që simbolizon e përfaqëson mbretërinë kastiljane që aq shumë e refuzojnë katalanasit.
Një ndeshje e ndezur në “Santiago Bernabeu” ku Reali i Madridit krijoi volum por nuk ishte i qartë në lojë si Barcelona që ka fituar instiktin e skuadrës vrasëse dhe me autogolin e Militaos në minutën e 26, arriti të bënte ligjin në shtëpinë e bardhë të skuadrës së Carlo Ancelottit, e cila vjen pas një fitoreje në Champions dhe barazimit në derbin e Madridit me Atleticon.
Franck Kessie kishte në këmbët e tij në minutën e 72 edhe golin e dytë por mesfushori e ndali topin në këmbët e Ansu Fati.
Ndeshja e kthimit do të luhet në 5 prill në “Camp Nou” ndërsa gjysmëfinalja tjetër Osasuna-Athletic Bilbao u mbyll me rezultatin 1-0 ditën e djeshme.
