Shpëtim Duro riniset si kryesues në Maqedoninë e Veriut, bashkohet me shqiptarët

Pak javë më parë u largua nga Egnatia por Shpëtim Duro nuk ngelet pa punë. Trajneri kryeqytetas nis një eksperiencë të re në një vend të njiohur për të, Maqedoninë e Veriut.

Pas aventurës me Shkëndijën e Tetovës, Duro bashkohet me një skuadër tjetër shqiptare, atë të Strugës. Objektivi i klubit është kualifikimi në kupat e Europës por gjatë javëve të fundit skuadra ka regjistruar rezultate zhgënjyese dhe drejtuesit morën vendimin për ta zëvendësuar trajnerin Srgjan Zaharieski me ish-drejtuesin e stolit të Egnatias, Laçit, Partizanit, Vllaznisë apo Shkëndijës.

Momentalisht Struga renditet në vendin e parë të Kategorisë së Parë në Maqedoninë e Veriut me 39 poikë duke lënë pas rivalë të fortë si Shkupi kampion në fuqi apo Shkëndija pretendente.