Besimtarët ortodoksë festojnë 1 Marsin, Ditën e Verës

Është festuar këtë 1 Mars dita e verës për besimtarët ortodoksë.

Një traditë e përvitshme që mbledh të krishterët të cilët ndezin zjarre dhe i kapërcejnë ato, si për të larguar të keqen dhe për të sjellë mbarësi në vijim.

Kjo festë festohet në çdo familje ortodokse, në çdo lagje të Korçës, ku familjet bëhen bashkë me urimin për një verë sa më të mbarë.