Vrau me thikë 60-vjeçarin në lokalin te “Harry Fultz”, përfundojnë hetimet për Olgert Dhimitrin

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Olger Dhimitrin, si autor të vrasjes së 60- vjeçarit Ilir Kapo.

Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të 2022 në një lokal të zonën e shkollës Harry Fultz në kryeqytet.

Kapo u ekzekutua me thikë pranë banesës së tij në lagjen e "Brakës" në Tiranë.

Olger Dhimitri akuzohet nga prokuroria për veprën penale "vrasje me dashje:.

Gjatë fazës së hetimeve Dhimitri ka pranuar autorësinë e krimit, por ka pretenduar se nuk ka qenë i vetëdijshëm se çfarë ka kryer pasi ishte në gjendje të dehur.

Viktima Ilir Kapo dhe autori Olger Dhimitri përpara se të konfliktoheshin ishin të dy në të njëjtin lokal duke konsumuar raki.