Humb kontrollin e Benzit dhe përplaset me murin, vdes në spital shoferi i automjetit

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradës Mamurras – Fushe ku një automjet tip Benz teksa udhëtonte në rrugë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur pranë rrugës.

Drejtuesi udhëtonte i vetëm në automjet, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca, për të dërguar të plagosurin për ndihmë mjekësorë në spital.

Sipas mjekeve të spitalit drejtuesi i automjetit, menjëherë sapo ka mbërritur në spitalin e Traumës ne kryeqytet ka gjetur vdekjen nga plagët e marra nga aksidentit.

"Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, shtetasi T. M, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga. Drejtuesi i automjetit shtetasi T.M, ka humbur jetën rrugës për në spital." - njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.