Memaj: Transporti publik në krizë financiare, por nuk kemi neglizhuar çështjet teknike të mjeteve

Kreu i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj, në një intervistë në emisionin “Epiqendër” në Ora News me gazetaren Sonila Musaj u shpreh se transporti publik nuk është në situatë të shëndoshë ekonomike, por asnjëherë nuk ka neglizhuar çështjen teknike të mjeteve.

Memaj: Transporti publik nuk është në situatë të shëndoshë ekonomike por asnjëherë nuk ka neglizhuar çështjen teknike të mjeteve. A duhet investuar? Natyrisht që duhet të investohet në mjete shumë të mira, më të reja, më efikase në rrugë, më të sigurta për qytetarët, por kjo ka ardhur nga pamundësia e operatorëve. Por sado të vjetër të jenë mjetet, operatori e ka për detyrë që të bëjë kontrollin teknik.