“Tregtia” me varret në Tiranë, Prokuroria jep pretencën në gjykatë për të pandehurit
Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për 5 personat të cilët akuzohen për korruspion me varrezat e Tufinës, përfshirë këtu dhë një shtetas për ndërtim të paligjshëm brenda rrethimit të saj. Dënim është kërkuar edhe për Eliodor Ndinin, drejtor i varrezave të Tufinës në bashkinë e Tiranës, i akuzuar se kërkonte nga qytetarët 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza.
Prokuroria e Tiranës paraqiti në gjykatë pretencën për 5 personat e akuzuar për shitblerjen e varreve në Tufinë.
Pas më shumë se 7 muajsh në këtë proces, prokuroria kërkon dënimin me dy vite burgrim të Gazmend Dajës me detyrë punonjës i varrezave të Tufinës pranë agjensisë së shërbimeve funerale në bashkinë e Tiranës.
Ai akuzohet për korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Me aplikim të gjykimit të shkurtuar ky dënim i reduktohet në 1 vit e katër muaj burg.
Të njëjtën masë dënimi prokuroria kërkon edhe për Latif Shehun, përgjegjës sektori i Varrezave Tufinë në Agjensisë e Shërbimeve Funerale që dyshohet të ketë konsumuar veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion.
I pandehuri tjetër Alban Ajazi rrezikon dënimin me 1 vit e katër muaj burg, për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, e ndërsa për Bujar Licën Prokuroria kërkoi përfundimisht 9 muaj burgim.
Prokurori Bledar Valikaj kërkoi 4 muaj burg për Fatjon Gjonajn i cili po ndërtonte pa leje një varr familjar.
Për shkak se ai vijon studimet, prokuroria kërkoi pezullimin e dënimit dhe vënien në provë për një periudhe prej 8 muajsh.
I pandehuri Eliodor Ndini, drejtori i varrezave të Tufinës dhe Endri Milla po gjykohen në një proces të ndarë, pasi nuk kërkoi të përfitonte nga procedura e gjykimit të përshpejtuar.
Sipas prokurorisë, Ndini në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët nga 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza.
