Përdorimi politik i organeve tatimore- "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako
Gjobitja e padrejtë e Rtv Ora nga organet tatimore ishte në fokus të emisionit të sotëm "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako.
Cako denoncoi përdorimin politik të Tatimeve në dëm të subjekteve private dhe tregut që nuk i bëjnë fresk qeverisë.
Cako: Tema për ditën e sotme ka të bëjë me një ngjarje që po bëhen të zakonshme për të goditur Rtv Ora dhe veprimtarinë e tij edhe pasi ky televizion është marrë në sekuestro me një vendimn absurd gjyqësor të turpshëm nga GJKKO dhe me akuzë akoma më të turpshme nga SPAK. Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK për t'ju hequr pronësia e televizionit pronarëve të vet legjitim dhe për ta sekuestruar shteti. Ka hapa të tjerë gjyqësorë dhe ne jemi të bindur se qeveria ashtu si me një televizion tjetër më përpara do ta humbë këtë betejë në mënyrë të turpshme.
Një drejtësi që përdoret si çekiç, qoftë Prokuroria Speciale, qoftë gjykatat speciale, të paktën e shkallës së parë por edhe ajo e shkallës së dytë, nuk janë gjë tjetër vetëm anekse të të njëjtës dorë që i kontrollon dhe sundon. Do presim gjykimet nga ajo, pastaj është Gjykata e Lartë që ka integritet më të lartë. Paralel janë gjykimet në gjykatat ndërkombëtare ku pronarët e televizionit Ora kanë besim absolut se çështja do të zgjidhet në favor të tyre.
Problemi është se këta politikanë të papërgjegjshëm, këta prokurorë të ndikuar nga politika dhe këta gjyqtarë të ndikuar nga politika që japin vendime absurde për të mbajtur kolltukun dhe përfitimet e tyre tek vendi i punës a do t'ju vijë droje dhe turp për vendimet që kanë dhënë kur dëmet i paguajnë njerëzit e shkretë nga paratë e buxhetit?Nuk mjafton kjo. Qeveria megjithëse e ka marrë në kontroll përmes administratorit të saj që kontrollon Rtv Ora, pasi ju bëri presion dhe sponsorve që dërgonin reklamat e tyre në Rtv Ora, bënë dhe aktin tjetër të turpshëm.
E kemi fjalën për përdorimin politik të organeve tatimore. I lind detyra administratorit që ka marrë në ngarkim Rtv Ora jo vetëm të bëjë ankim administrativ në organin që kanë lëshuar shkresat por edhe kallëzim penal se ka një vepër penale duke tejkaluar me qëllim sipas një orientimi politik të organeve tatimore të rrethit të Tiranës, edhe qëndrore sigurisht të drejtuar nga Ceno Klosi, një njeri i besuar dhe i afërt i Ballukut që është vendosur aty për të kryer dhe këto funksionet politike.
Përveç Rtv Ora janë goditur dhe biznese të ngjashme që nuk janë palë me qeverinë. Goditja e Rtv Ora është bërë mbi mospranimin e shkeljes së detyrave që ka media. Në datën 22 shkurt është lëshuar një shkresë e firmosur nga drejtori Ram Papa. Në shkresë deklarohet se po ju dërgojmë një raport kontrolli për dy vizita fiskale. Masa e dënimit ka vajtur 500 mln lekë të vjetra. Specialistët janë Arben Pinari, Tatjana Foti, Arbër Prenga, Ana Osmenaj.
Dy nga këta inspektorë tatimore nuk kanë qenë fare në Shqipëri dhe nuk kanë qenë pjesë e grupit që kontrolluan në Rtv Ora por kanë firmosur në kushtet e presionit. Do ketë padi gjyqësore. Por çfarë ka ndodhur me këto dy grupet e vizitës fiskale? Duhet tu themi se adresa e institucionit nuk është e saktë. Që këtu shkresa mund të bëhet nul. Ka patur tre grupe të cilat kanë marrë pjesë në një investigim të pabazuar në ligj në Rtv Ora. Kanë pasur detyrë të merrnin në pyetje punonjësit e Rtv Ora dhe tu bënin pyetje sensitive që kanë të bëjnë me të dhënat personale të pabazuara në ligj si psh: Sa e ke rrogën? Kur e ke bërë plazhin? Sa persona jeni në familje? A jeni kuruar në ndonjë spital, sa keni shpenzuar, ku i keni gjetur lekët? Pyetje që i bëhen një të ndaluari.
Grupi i dytë gjurmoi mbi detyrimet e kompanisë që ishin shqyrtuar më herët dhe nga gjykata. Grupi i tretë ishte për vlerësimin e pagës. Janë justifikime të pabaza. Kjo tregon se çfarë qeverie na qeveri dhe qytetarët të orientohen sesa në mënyrë të rrezikshme vepron qeveria dhe organet tatimore në varësi të saj duke goditur dhe shkatërruar tregun, që njerëzit të japin verdiktin e tyre më të mirë kur të shkojnë në kutinë e votimit.
