Devoll, kapen me makinën plot me dru gështenje, procedohen 2 persona

Transportonin me kamionçinë, lëndë drusore të përfituar në kundërshtim me ligjin, procedohen penalisht 2 shtetas dhe sekuestrohet lënda drusore e llojit gështenjë.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar, në automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin E. K. dhe ku ishte pasagjer shtetasi G. K., në fshatin Vranisht, Devoll, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde drusore të llojit gështenjë që dyshohet se ishte prerë në mënyrë të paligjshme nga këta shtetas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, të mbështetura nga informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të prerjes së paligjshme të pyjeve. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. K., 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, dhe E. K.,  40 vjeç, banues në Korçë.” – njofton policia.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.