Dumani: SPAK moskompetencë për vrasjen e Aleks Nikës, nuk ka indicie që janë të përfshirë Berisha, Basha e Prendi

Përmes një letre kthim përgjigje kreu i SPAK i është drejtuar familjarëve të Aleks Nikës i vrarë në 21 janar 2011 lidhur me shpalljen e moskompetencën.

Dumani sqaron se nuk mund të regjistrojë procedim penal për një çështje kur s’ka asnjë indicie se të përfshirë në vrasjen e Aleks Nikës janë Ndrea Prendi,Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Domani sqaron se për ngjarjen e 21 janarit ka një hetim të hapur në prokurorinë e Tiranës, e cila po heton të gjitha shkaqet që çuan në vrasjen e Aleks Nikës.

Dumani shprehet se nëse në vijim të hetimeve që po kryen prokuroria e Tiranës do të ketë element të përfshirjes në vepër penale të Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, atëherë SPAK të kërkojë tërheqjen e dosjes.

 

Dokumenta bashkëngjitur