Efektivja e Rrugores: Kontrollet ndaj drejtuesve të autobusëve të shpeshta, jemi në terren në çdo kohë

Anxhelina Bregu, inspektore e Qarkullimit Rrugor në një intervistë në emisionin “Epiqendër” në Ora News me gazetaren Sonila Musai tha se Policia Rrugore është e angazhuar në çdo orë të ditës në terren për të bërë të mundur jo vetëm normalizimin e trafikut, por dhe kontrollin e automjeteve të ndryshme ku ka dyshime se drejtuesit janë nën efektin e alkoolit.

Bregu: Ne si Komisariat i Policisë Rrugore çdo javë organizojmë pika kontrolli për drejtuesit e autobusëve ku gjatë një ore apo dy orësh ju nënshtrohen nga një testi alkooli. Ka qenë efikas pasi ka pasur rezultat sepse kemi konstatuar drejtues automjeti në shkelje të cilët kanë qenë në efektin e pijeve alkoolike dhe janë ndëshkuar sipas kodit rrugor.