Besmir Pula: Jo çdo kush duhet të ketë një patentë, institucionet të kenë kujdes në lëshimin e dokumentave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2023, 20:35
Besmir Pula, gazetar i MCN i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musaj deklaroi se aksidenti i djeshëm në zonën e Tajvanit i ka tronditur jo vetëm udhëtarët që ishin në autobus apo kalimtarët, por dhe qytetarët e tjerë.
Pula u shpreh se kjo nuk është hera e parë që autobusë të kësaj kompanie përfshihen në aksident, ndërsa kërkoi më shumë vëmendje nga institucionet në dhënien e patentës apo dhe plotësimin e dokumentacionit për vijimit e lejes së drejtimit.
