Ky ka qenë destinacioni turistik më i preferuar nga shqiptarët këtë sezon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2023, 18:44
Flora Baba Xhemani, eksperte turizmi në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli rreth turizmit gjatë dimrit.
Flora tregoi se cilat janë destinacionet që janë preferuar më tepër këtë sezon.
Flora: Ka qenë një dimër i ngrohtë. Një pjesë e atyre që donin dëborë kanë vrapuar drejt Kosovës. Fluksi më i madh i turistëve shqiptarë shkoi në Kosovë e maqedoni. Ishte një sezon i kënaqshëm për rajonin. Destinacionet tradicionale të dimrit janë jo vetëm Maqedonia e Mali i Zi por dhe Koosvë sqë tashmë zgjidhet si linjë e parë. Risi për turizmin dimëror ka qenë Thethi që dhe pse vuan bllokimin e rrugës ishte destinacion që u pëlqye dhe u zgjodh nga turistët shqiptarë. Fshatrat e gramshit që janë malor janë shumë interesant për tu vizituar në dimër.
