Djegia e mbeturinave shqetëson banorët në Durrës, në flakë dhe një makinë

Djegia e mbeturinave plastike në afërsi të banesave ka shqetësuar banorët e zonës së Nish Tullës mbrëmjen e sotme.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësave për ti fikur.

Banorët janë shprehur se kjo situatë është përsëritur disa herë, duke u rrezikuar edhe banesat e tyre.

Përveç kësaj në Durrës eshtë djegur edhe një makinë në rrugë dhe kanë ndërhyrë zjarrfikësit për të shuar zjarrin që kishte rënë në një mjet në rrugë.