Urbanët e Unazës që nuk ndalen, Foni: Pavarësisht rastit të djeshëm shoferët e autobusëve janë heronj të trafikut të Tiranës

Ditën e ndjeshme në Unazën e Vogël në zonën e njohur si  Tajvani në Tirane, një autobus i linjës urbane përplasi disa makina njëra pas tjetrës duke shkaktur qoftë dëme materiale, por dhe shumë njerëz të lënduar.

Lidhur me këtë ngjarje të përsëritur, i ftuar në emisonin “Ditë e Re”, në RTV Ora Kostandin Foni, drejtues i linjës urbane në Tiranë ngriti shqetësimin e mungesës së investimeve sa i përket infrastrukturës urbane në kryeqytet.

“Po të shikosh në shumicën e stacioneve urbane thuajse është e pamundur të parkohet autobusi për shkak të parkimeve të gabuara të autoveturave.

Po ashtu ka nevojë për zgjerim të rrugëve ku mungojnë korsitë e dedikuara për urbanët dhe mjetet e emergjencës.

Ka një projekt me Bashkinë e Tiranës dhe shpresojmë që të nisë realizimin në verën e këtij viti. Me këtë synojmë uljen e numrit të aksidenteve.

Për hir të së vërtetës, shoferët me atë që përballen në trafikun e Tiranës, janë me të vërtetë heronj të trafikut.

Synohet rritja e shpejtësisë së qarkullimit të qytetarëve, pasi nga 9 km në orë që lëvizin sot urbanët, me këto investime do të arrohet një shpejtësi lëvizëse prej 19 km në orë.

Pra do të kemi një shërbim shumë më cilësor sa i përket transportit publik”, Kostandin Foni, drejtues i linjës urbane në Tiranë.

Urbanët e Unazës që nuk ndalen, Foni: Pavarësisht rastit