Gjoba për RTV Ora, Beci: Adresa është bërë copy paste, i është bërë kontroll një TV-je tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2023, 21:42
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Eugen Beci u shpreh se gjoba ndaj RTV Ora në vetvete nuk është një që të goditet akt administrativ tek institucionet.
Ai tha se adresë e shënuar në gjobë tregon se është bërë copy paste dhe i është bërë kontroll një TV-je tjetër, pasi nuk përkon me atë të RTV Ora.
Beci: Ai në vetvete nuk është një që të goditet akt administrativ tek institucionet. Në momentin që flasim ju nuk keni një detyrim tatimor dhe pastaj nëse bëhet një njoftim i tillë hynë hallka e lëvizjes. Kjo adresë tregon se është bërë copy paste dhe i është bërë kontroll një TV-je tjetër.
