Gjoba ndaj RTV Ora, Njuma: Kur shteti funksionon si SH.P.K mafiozësh për asgjësimin e medias së lirë!

Katër muaj pas konfiskimit të RTV Ora me një proces absurd ku gjykata nuk njeh as eksperten që vendosi vetë, tjetër sulm ndaj televizionit.

Me një të rënë të lapsit vendoset gjoba me 500 milionë lekë, kur aktiviteti administrohet nga vetë shteti. E për këtë është vendosur si argument rivlerësimi i pagave të gazetarëve të një viti aktivitet.

Në shkresë ndër të tjera argumentohet se rrogat e punonjësve të intervistuar nuk janë në nivelin e mesatares së tregut.

Ndërkohë, lidhur me këtë lajm, mes të tjerëve, ka reagua edhe gazetarja, Beti Njuma  duke e cilësuar si një qasje mafioze të shtetit me gjoba tatimorësh.

Njuma: Presioni qeveritar vazhdon! Në fillim me kërcënime e shantazhe për mbyllje goje, pastaj sollën forcat speciale të armatosura gjer në dhëmbë, pastaj e sekuestruan deri sa e konfiskuan. Kur panë që nuk i shkatërruan dot, ORA NEËS & RTV ORA, na vunë 500 milionë lekë gjobë. Kur shteti funksionon si SHPK MAFIOZËSH, gjoba tatimore është sinjali se tani pushteti mafioz kërkon jo thjesht mbylljen por asgjësimin e medias së lirë!