Psikologia: Sistemi arsimor pa vëmëndje ndaj gjendjes emocionale të fëmijëve

Irena Shanaj, psikologe në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora tha se në sistemin arsimor "Ka një fokus tek edukimi, arsimimi, tek arritjet akademike por ka një fokus më të zbehur tek menaxhimi emocional tek aftësia për të folur mbi to, për pranimin e emocioneve".

Sipas psikologes "Për fat të keq ne  nuk kemi pasur mjaftueshëm infrastrukturë në sistemin tonë arsimor".

Irena Shanaj: Ka problem sa i përket edukimit emocional. Ka një fokus tek edukimi, arsimimi, tek arritjet akademike por ka një fokus më të zbehur tek menaxhimi emocional tek aftësia për të folur mbi to, për pranimin e emocioneve. Siç pranojmë emocionet pozitive duhet të pranojmë dhe ato negative. Pa i njohur, pa i identifikuar nuk kemi se si ti menaxhojmë. Kemi aftësi shumë të dobëta për të monitoruar veten apo për të vetëmenaxhuar apo për të kontrolluar emocionalisht veten tonë. Është një punë që vazhdon shumë herët. Për fat të keq ne  nuk kemi pasur mjaftueshëm infrastrukturë në sistemin tonë arsimor, por fillon që në fëmijërinë e hershme edukimi mbi emocionet. Të rinjtë nuk dinë ti monitorojnë emocionet. Nuk i japin dot një emër gjendjes së tyre.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.