Alfred Cako: "1 vit luftë, a ka rrezik nuklear?" – "Jashtë Matriksit"

"1 vit luftë, a ka rrezik nuklear?" – ishte tema e emisionit "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako më 27 Shkurt 2023 në RTV Ora.

Cako: Ukraina ka marrë një numër të madh ndihmash nga perëndimi. Sigurisht zona më e madhe e Donbasit është pushtuar nga Rusia.

Ukraina po përdorej si një territor për sulmuar Rusinë dhe kur shkon e ngacmon ariun tek strofa, atëherë ai do të sulmojë dhe kërcënojë të gjithë ata që e sulmojnë.

Palët kanë kërcënuar njëri-tjetrin me goditje bërthamore. Putini mbajti një fjalim dhe tha se kërkimi kërkon që ta çmontojë Rusinë që ta ketë nën kontroll. Ai tha se është kundër  rendit të ri botëror.

Putini tha se është Rusia është duke u armatosur me raketa dhe armë supersonike dhe do të vendosë së shpejti edhe raketat interkontinentale.