Bozheku: Drejtësia shqiptare ka vullnet të bëjë drejtësi tek fukarenjtë, por jo te nivelet e larta
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Enida Bozheku, avokate u shpreh se drejtësia shqiptare ka vullnet të bëjë drejtësie tek fukarenjtë dhe ata që nuk kanë mundësi që të mbrohen.
Ajo tha se kur ngrihet niveli dhe ndërlikohet situata dhe hetimi bëhet më i vështirë, drejtësia humb pikë në kërkimin e të vërtetës.
Bozheku: Drejtësia shqiptare ka vullnet të bëjë drejtësie tek fukarenjtë dhe ata që nuk kanë mundësi që të mbrohen. Në këtë mes fus edhe avokatët, sepse pa ta nuk bëhet drejtësia. Kur ngrihet niveli dhe ndërlikohet situata dhe hetimi bëhet më i vështirë, drejtësia humb pikë në kërkimin e të vërtetës.
Mirëpo, ka një problem tjetër, që është një sistem tri-pushtetesh që kontrollojnë njëra-tjetrën, por ku gjyqësori është më delikat, sepse varet disi nga parlamenti, ndërsa ky i fundit është pjesë e një monedhe më një fytyrë.
