FOTO/ Merr flakë një pallat në ish-bllok

Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e ‘Bllokut’ në Tiranë.

Mësohet paraprakisht se shkak i zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi, ndërsa vijojnë hetimet.

Policia Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 27.02.2023, në rrugën ‘Brigada 8’, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.