Video e re/ Ja se si urbani Green mori përpara makinat sot pranë Tajvanit, rrezikoi edhe ata në stacion
Një aksident me autobusin e Unazës me 9 makina të tjera tek Ura e Tajvanit në Tiranë, për pak shkaktoi një tragjedi.
Përpos disa të të lënduarave, aksidenti shkaktoi edhe kaos e frikë në trafikun e kryeqytetit.
Nga pamjet e reja shihet qartë që urbani merr shpejtësi dhe merr përpara makinat që kishte në rrugë.
Kjo ka bërë që të shkaktojë një përplasje masive të automjeteve, duke rrezikuar edhe personat që po qëndronin në stacion.
Shefi i Trafikut Urban Taulant Gjoka bëri të ditur se të gjithë drejtuesit do ti nënshtrohen testin të alkoolit dhe drogës.
Ndërsa mësohet se në spitalin e Traumës deri tani po marrin shërbim mjekësor 10 pacientë përfshi dhe shoferin e autobusit, , i cili ndodhet ne QSUT, janë në gjendje shëndetësore stabël, jashtë rrezikut për jetën.
Në urgjencën e QSUT-së është paraqitur Agron Xhafa me profesion shofer i autobuzit i cili po ndiqet nga mjekët, pasi fillimisht dyshohet për lipotemi.

