Rritja e çmimit të patentës, rradhë prej disa ditësh në poliklinikat e Korçës
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2023, 09:57
Vazhdon radha e gjatë në poliklinikën e qytetit të Korçës për të kryer vizitat mjekësore për të bërë patentën.
Janë të rinjtë kryesisht por jo vetëm që janë në pritje të plotësimit të dokumentave përkatëse mjekësore për aplikimin e patentës, marrë shkas nga paralajmërimi se çmimi i saj do të rritet brenda muajit Mars.
Sipas zyrtarëve që janë shprehur deri më tani, një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 Lekë, ndërsa një seancë praktike 935 Lekë.