Gjoba për RTV Ora, Gjokutaj: Kanë vendosur adresë dhe NIPT tjetër, është absurde
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se gjoba për RTV Ora ka adresë tjetër nga ajo që është godina e televizionit aktualisht.
Ai tha se absurdi është që adresa e subjektit është në vend tjetër dhe NITP-i është në vend tjetër, nuk i kanë bërë dot bashkë.
Gjokutaj: Unë di që kur një çështje kalon në një gjykim penal, administrativisht çështja ka mbaruar dhe vendos gjykata fatin e biznesit. Këtu vijnë akoma tatimorët dhe ata nuk kanë asnjë tagër sepse është marrë nga drejtësia, sepse është nën konfiskim. Këta i kërkojnë llogari subjektit pse paguan kaq paga, kur në fakt e kanë marrë vetë nën administrim.
Absurdi është që adresa e subjektit është në vend tjetër dhe NITP-i është në vend tjetër, nuk i kanë bërë dot bashkë. Të vijnë dhe të vendosin një adresë tjetër. Është e vështirë që ta kontestosh një absurd të tillë. Budallallëkun është vështira ta kontestosh.
