Vdekja e mistershme e kenians Joy, dëshmon në polici edhe shoqja e dhomës
Emili Mutua, e cila është shoqja e dhomës së Joy Ayokos, kenianës e cila humbi jetën në rrethana të mistershmë ka dhënë dëshminë e saj në polici.Sipas burimeve mësohet se ajo i ka qëndruar variantit të parë ku ka treguar shqetësimet që Joy kishte para së ajo të humbte jetën.
Pas dëshmisë së shofërit të kazinos Rodi Braci të dhënë para hetuesve në lidhjë me vdekjen e Joy Ayokos në polici për të dëshmuar është thirrur edhe shoqja e dhomës Emili Mutua.
Kjo e fundit i ka qëndruar versionit të parë të dhënë para hetuesve në lidhje me problemet e Joy kishte shfaqur pikerisht me Bracin.
Në polici Emili ka treguar së ditë para ngjarjes Joy i ka treguar shoqes së vet se shoferi i punës e ngacmonte dhe shpesh herë tentonte që mes tyre të kishtë një lidhjë dashurie.
Pavarësisht së ajo është mbajtur për disa orë në komisariat, dëshmia e saj nuk i ka orientuar hetuesit në pista të tjera përveçse në dyshimët që ishin ngritur më herët.
Nga ana tjetër prokuroria para një jave ka kërkuar marrjen e përgjigjes së autopsisë në kuadër të hetimeve që po ndiqen në vendin tonë.
Përmes Ambasadës së Kenias në Romë, akuza e kryeqytetit i është drejtuar me një letërporosi, prokurorisë së Kenias, duke kërkuar vënien në dispozicion të autopsisë që Joy Ayokos i është bërë në morgun e spitalit ku ndërroi jetë.
Ky veprim procedurial, është kryer në vijim të hetimeve që po kryen prokuroria, me qëllim zbardhjen e rrethanave që i ka shkaktuar vdekjen Joy Ayokos.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
