Beci: Ata që paraqiten në SPAK, shkojnë me cilësi të ndryshme, vajtja e ish-presidenti nuk tregon asgjë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Eugen Beci, avokat u shpreh se njerëzit që paraqiten në SPAK, duhet parë cilësia se si thirren ata.
Ai tha se mund të shosh atje si kallëzues, si person që tregon rrethanat e hetimit, si person nënë hetim ose i pandehur
Beci: Njerëzit që paraqiten në SPAK, duhet parë cilësia se si thirren ata. Mund të shosh atje si kallëzues, si person që tregon rrethanat e hetimit, si person nënë hetim ose i pandehur. Janë shumë elementë që të bëjnë të shkosh në dyert e drejtësisë dhe SPAK-ut.
Kjo ka ndodhur edhe më para ku drejtuesit e lartë të shtetit kanë vajtuar dhe kanë bërë deklarime. Kanë vajtuar edhe presidentë dhe kryeministra. Të vazhdojë një proces me integritet nuk ka rëndësi, por që të kemi rezultatet konkrete. Vajtja e presidentit nuk tregon asgjë.
