"Ura" Shqipëri-Mal i Zi, Neziri: Ka pasur hapësirë që Tirana zyrtare të luaj rol të madh
Mali i Zi do të presë në qershor takimin e radhës së Open Balkan, ndërsa Shqipëria në vjeshtë mbledhjen e radhës së Procesit të Berlinit. Kryeministrat e dy vendeve pas mbledhjes së përbashkët të qeverive, thanë se Ballkani i Hapur ka rijetëzuar Procesin e Berlinit. Në Podgoricë u nënshkruan 11 marrëveshje, mes të cilave dhe ajo për ndërtimin e një ure mbi lumin Buna si bashkëfinancim.
Xheal Neziri, analist në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tha se i sheh si mjaft të mira marrëveshje të tilla.
Sipas tij hapja e qendrave të "për komuniki ndërkulturor por dhe të biznesi e për komunikim në sfera të tjera do të ndihmonte të kem një komunikim të shqiptarëve".
Xheal Neziri: Hapja e qendrave për komuniki ndërkulturor por dhe të biznesi e për komunikim në sfera të tjera do të ndihmonte të kemi një komunikim të shqiptarëve dhe për një integrim në BE. Ka pasur hapësirë që Tirana zyrtare të luaj një rol të madh.
Sa i përket risjelljes në vëmendje të Open Balkan, Neziri tha se "Open Balkan është një i iniciativë që nuk ka më kuptim pas procesit të Berlinit".
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
