Kolgjini: Shumë nga të përndjekurit kanë ikur, sundimi komunist vazhdon sot me forma të tjera

Në një intervistë për Ora News, Neritan Kolgjini, ish i burgosur politik u shpreh se edhe pushteti pas viteve ’90 nuk i përkrahur shumë.

Ai tha se shumica e të përndjekurve kanë ikur nga vendi duke shtuar se ky është një vazhdim i sundimit komunist me forma të tjera.

Kolgjini: Ne nuk duam që të na përkrahë pushteti. Edhe pushteti pas ’90 nuk është se na dha hapësirën  e përshtatshme. Ne nuk kemi pasur shumë ego dhe shumica jonë kanë ikur jashtë shtetit. Ka qenë strategji e regjimit që të rinjtë që kishin energji për tu angazhuar politikisht që të ikin jashtë vendit dhe shumë kaq ikur. Ne na i lehtësuan kushtet që të marrim një pasaportë. Ne që kemi qenë në kampe nuk kemi pasur një të drejtë.

Ky është një vazhdim i sundimit komunist me forma të tjera. Ata e morën pushtetin në ’44 dhe e konsiderojnë veten fitimtarë. Nëse do të bëhemi bashkë do të fitojmë të drejtat tona, por duke qenë kështu të përçarë në shumë shoqata nuk bëhet.