Moti i keq këput litarët e tragetit që do nisej drejt Ankonës, përplaset me bankinën

Trageti Af Claudia, i cili pritej të nisej drejt Ankones për shkak të kohës së keqe në Durrës, trageti ka këputur litarët dhe është përplasur me bankinën.

Ka qenë edhe vetë Kapiteneria që e konfirmon këputjen e litarëve nga era e fortë.

Menjëherë pas këputjes së litarit, ka shkuar ne ndihme rimorkiatori i portit dhe është siguruar tragetit nga demi që mund të sillte era e fortë te trageti.

Fatmirësisht në momentin e këputjes nuk ka pasur pasagjerë të imbarkuar në traget.