Bilanc i frikshëm në aksidentin e Milot-Thumanë/ 6 të plagosur, 2 me urgjencë drejt Traumës
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e autostradës Milot-Thumanë pranë fshatit Fushë Mamurras.
Dy autovetura janë përplasur dhe për pasojë kanë ngelur 6 persona të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta me parë dhe dy prej të plagosurve janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e traumës.
Në vendngjarje kane mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Policia Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Laç - Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras, janë aksidentuar automjeti tip "Benz" me automjetin tip "Renault".
Për pasojë kanë marrë lëndime fizike dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip " Benz" si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip "Renault".
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
