Trageti këputi litarin dhe u përplas me bankinën, si ndodhi incidenti në Portin e Durrësit

Sot në orën 18:21 në portin e Durrësit ka ndodhur një incident.

Si rezultat i erës fortë që shkoi 35 m/s në port, trageti A/F CLAUDIA ka këputur cimen e djathtë dhe ka prekur bankinën nga ana e ish portit të peshkimit.

Menjëherë kanë hyrë në veprim dy rimorkiatorët të cilët kane shmangur përplasjet dhe trageti CLAUDIA është lidhur përsëri në bankinë me cima të tjera.

Trageti A/F Claudia nuk ka pasur të imbarkuar pasagjerë dhe automjete në çastin e incidentit.

Pas lidhjes dhe mbajtjes me dy rimorkiatorë ka filluar puna për imbarkimin e mjeteve në traget.

Në këto çaste trageti A/F Claudia ka dalë nga porti Durrësit dhe është nisur për Ankona.

Gjithashtu për të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë sonte me linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës bëhet me dije tragetet do të vazhdojnë normalisht në linjat sipas orareve të përcaktuara në grafik.