Ekspozitë në Spaç, “Fraktura” nga Lubonja risjell në vëmendje historinë dhe vuajtjet në burgun famëkeq

Në ish-burgun e Spaçit është hapur një ekspozitë që risjell në vëmendje vuajtjet e të dënuarve. Ekspozita me autorë Fatos Lubonjën dhe Ardian Isufin vjen në kuadër të ditëve të kujtesës.

Historia dhe vuajtjet në ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë, janë risjellë në vëmendje përmes një ekspozite të titulluar "Fraktura", më autor ish të burgosurin politik Fatos Lubonja dhe artistin Ardian Isufi.

Brenda rrënojave të burgut, janë ekspozuar artifakte, instalacione, kujtime, sende, dokumente, por dhe rrëfime.

Kjo ekspozitë u hap në kuadër të ditëve të kujtesës me mbështetjen e fondacionit Gjerman Konrad Adenauer, përfaqësues të së cilit u shprehen se nuk duhet harruar e kaluara e erret por ajo duhet t’ju përcillet ne breza.

Ekspozita “FRAKTURA” është një ndërhyrje artistike alternative - shoqëruar me një diskutim publik - në një vend të rëndësishëm të kujtesës kolektive shqiptare si burgu i sigurisë së lartë i Spaçit, në të cilën vuajtjen duke humbur dhe jetën shumë persona gjatë regjimit komunist.