Tjetër vatër aktive në kodrat e Gjorgozit, digjen pisha e barishte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2023, 14:55
Një tjetër vatër zjarri vijon të jetë aktive në kodrat e Gjorgozit në bashkinë Fier.
Zjarri ka rënë rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme dhe megjithë përpjekjet e zjarrfikësve ende nuk po vihet nën kontroll për shkak të erës së fortë.
Zjarri ka djegur deri tani një siperfaqe prej 5 ha pishë dhe barishte ndërkohë që nuk rrezikohen banesat pranë.
4 zjarrfikëse që nga mbremja e djeshme janë në gatishmëri të plotë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve por era e fortë ka favorizuar edhe më shumë përhapjen e flakëve.
Ndërkohë një tjetër vatër zjarri u shua pak orë më parë në kodrat e Kumanit në Rroskovec ku u dogjën 3000 rrënjë ullinj dhe u përfshi nga flakët një sipërfaqe prej më shumë se 9 ha.
