Juventus mund të tërheqë në “vorbullën” e skandalit edhe disa klube të tjera italiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2023, 22:38
Fakte të reja në lidhje me hetimin e çështjes Prismo, kompkikojnë pozicionin e Juventusit dhe klubi bardhezi mund të tërheqë në “vrimën e zezë” edhe skuadra të tjera të Serie A.
Agjencia e lajmeve ANSA raporton se Prokuroria e Torinos po çon përpara hetimin edhe në qytete të tjera që përfshijnë implikimin e mundshëm të skuadrave në Bologna, Udine, Genova, Modena, Cagliari dhe Bergamo.
Për momentin nuk ka të dhëna shtesë por skuadrat që rrezikojnë më shumë në këtë mes janë Atalanta që lufton për zonën Champions dhe Bologna e Udinese që me reduktime të mundshme pikësh mund të zbresin edhe një kategori më pooshtë.
