Vjen fitorja e parë e Juventusit në Europë, bardhezinjtë në krahët e Di Maria-s (VIDEO)

Mjaftojnë 20 minuta që Juventusi të largojë mankthin e ndeshjeve europiane dhe për të mundur Nantes në ndeshjen e dytë të Europa League duke siguruar një biletë për në fazën e 1/8-ave, tashmë në pritje të shortit që do të hidhet nesër ne Nyon të Zvicrës.

Për të siguruar kualifikimin mendon Di Maria që mposht francezët me tre gola, dy prej të cilëve që në pjesën e parë. Ndeshja u kushtëzua nga dalja e Pallois që në minutën e 17 me karton të kuq, ndërsa kjo është fitorja e parë e Juventusit këtë sezon në Europë.

Në fazën tjetër kalojnë edhe Sportingu i Lisbonës, e PSV Eindhoven. Ndërsa nga skuadrat italiane të Conference League, Lazio pret gjithashtu biletën për në fazën tjetër pasi eleminoi Cluj.