Wanda Nara u rikthye në krahët e Icardit pas dhuratës 300 mijë euro

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë sërish bashkë, nuk do të ketë divorc zyrtar në gjykatë. Është vetë modelja argjentinase që jep lajmin duke i shtuar një tjetër kapitull të gjatë sagës së çiftit më të përfolur të botës së futbollit.

Wanda Nara u rikthye në krahët e Icardit pas dhuratës 300

Mauro nuk ka hequr dorë asnjëherë nga bashkëshortja, madje as kur ajo u përfol për një histori të shkurtër me reperin L-Gante dhe Ëanda këtë e vlerëson, madje vlerëson më shumë edhe një gjest të veçantë që ajo e sqaron.

Wanda Nara u rikthye në krahët e Icardit pas dhuratës 300

“Mauro më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300 mijë euro. Ai është burri im. Shpresojmë të jemi bashkë për gjithë jetën. Ai ra në dashuri me mua jo në një lokal nate, por kur po bëja makarona me gjalpë dhe isha me pizhame. Aktualisht jemi shumë të lumtur në Turqi. Jemi mirë në Stamboll”.

Shumë e qartë Wanda Nara në deklarimin publik, ndërsa familja është ribashkuar për të disatën herë.